Çfarë shenje tentoi Bora t’i jepte Donaldit? Arbana flet për herë të parë

schedule07:34 - 2 Mars, 2022

schedule 07:34 - 2 Mars, 2022

Arbana Osmani ka treguar për herë të parë se Bora Zemani ka tentuar t’i fusë një byzylyk fshehurazi Donaldit kur ai ishte pjesë e “Big Brother VIP”. Këtë deklaratë moderatorja e bëri në Post Big Brother teksa po flitej për këtë temë.

Semi më parë gjatë spektaklit pati thënë se Donaldi ka pritur një shenjë nga Bora dhe se produksioni nuk e kishte lejuar. Për këtë arsye, ndaj produksionit u ngritën akuza se nuk e kishte lejuar moderatores që t’i japë një shenjë aktorit.

Mirëpo, Arbana pretendon se Bora nuk ka kërkuar asnjëherë ndihmë nga produksioni dhe se ka tentuar t’i japë byzylykun në mënyrë të fshehtë. Por Semi mohoi që Bora të ketë tentuar të bëjë diçka fshehurazi duke thënë se nuk ka dijeni për këtë.

Ti në studio kur ke ardhur pas largimit nga shtëpia e “Big Brother VIP” ke thënë se Bora ka dashur t’i fusë gjëra Donaldit dhe nuk i është lejuar dhe kjo është një gjë kundër rregullave. Bora në një moment nuk ka ardhur në produksion dhe të na thotë se do t’i thojë diçka Donaldit.

Bora ka dashur t’i fusë gjëra fshehurazi Donaldit, gjë që nuk lejohet në këtë produksion. Ka dashur t’i fusë byzylyqe fshehurazi. Dhe ka pretenduar që produksioni t’i tregojë Donaldit për mbështetjen që ajo po i jep jashtë.”, tha Arbana. /abcnews.al