Çfarë problemi kishte marrëveshja detare me Greqinë në 2009-n? Kolonel Pashaj: Gjithçka ishte gabim

schedule21:49 - 9 Qershor, 2022

schedule 21:49 - 9 Qershor, 2022

Çështja e detit me Greqinë, ishte tema e emisionit “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ku të ftuar ishin konstitucionalisti Ksenofon Kristafi, kolonel Myslym Pashaj dhe analistët Mentor Kikia dhe Mentor Nazarko.

Kolonel Pashaj i cili ishte një nga të parët që vuri re se marrëveshja detare me Greqinë e vitit 2009-të kishte gabime, tha se këtë gjë ë zbuloi përmes gazetarëve.

Ai tha se i ka ardhur shumë keq kur ka parë që në Gjykata Kushtetuese kishte përbvallë ish-vartësit e tij.

Sipas kolonelit në këtë marrëveshje çalonte gjithçka, dhe asgjë nuk ishte në rregull, duke përfshirë si vijën bregdetare ashtu dhe atë të delitimimit.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Kolonel publiku i gjerë ju ka njohur nga kolegu Marin Mema, ju e keni denoncuar fot këtë marrëveshje. Kush ishte momenti që ju patë që kishte gabim në marrëveshje?

Pashaj: Së pari doja të thosha kam një dëshpërim shumë të madh në veten time, u bënë 13 vjet si sot që një marrëveshje e tillë mori përmasat që një marrëveshje të merrte këto përmasa. Në vend që të rregullonte marrëdhëniet mes vendeve tona, nuk ka asnjë hap përpara për negocimin e tyre. Janë bërë deklarata nga ish-ministri Bushati, që negociatat kanë dështuar, sot jemi këtu me negociata që kanë dështuar. Tani presim të bëhet diçka nga gjykata e Hagës. E thashë jam i dëshpëruar sepse shteti mbahet me institucione, institucionet tona kanë qenë dhe janë krejtësisht të paafta për të mbajtur mbi supe atë që kërkon shteti. Shteti kërkon që në fusha të veçanta të përballojnë teknikisht siç është rasti i kufirit detar. Gjatë gjykimit në Gjykatën Kushtetuese unë ndodhesha përballë institutit që kisha drejtuar, kisha përballë vartësit e mi, dhe ky ishte absurdi më i madh i imi. Ata e bënin me krenari sepse mbronin një marrëveshje që kishin marrë firmën deri lar, imagjinoni se në çfarë pozicioni kam qenë unë. Të gjithë ata që ishin përgjegjës për marrëveshjen, nuk u mor asnjë masë për ta. Nuk ishte një marrëveshje e cila mund të kishte një ose dy difekte, ishte një marrëveshja e gabuar.

Nazarko: në këtë lloj kundërvënie që ju thoni unë shquaj dy probleme, njëri është multidisiplinor, një është ekspertiza juaj, e dytë ekspertiza ndërkombëtare. A kishte probleme me të drejtën ndërkombëtare? Ku e shihnit ju problemin, çfarë ju shqetësonte?

Pashaj: Fillimi është një prozë, por një shqetësim i madh i një gazetari shqiptar Tedi Blushi.

Kristafi: Kur u nënshkrua marrëveshja më vijnë në zyrë Anila Basha dhe Tedi Blushi, më vunë përpara marrëveshjen, neni dy nuk kuptohej, por edhe lista e koordinatave përbëhej nga 150 koordinata, ndërkohë që me italianët ishin vetëm me 17 koordinata. Ju them e gjejmë ne, shkojnë në Ministrinë e Jashtme dhe mi sjellin. Ata gjetën vetë emrin e profesorit.

Pashaj: Çfarë bëra unë, mor laptopin tim, mora një hartë dhe zbritëm në kafe. Mora listën dhe pika e fundit ishte pika 151 ku është vija delimituese ku takohen 3 shtete. Hodha koordinatat gjeografike dhe e para që vura re ishte se ato afroheshin tek hapësira më e shkurtër mes Shqipërisë dhe Italisë. Unë u them gazetarëve, po këta çfarë kanë dashur të tentojnë të shkojnë atje e cila është pika më strategjike. Mora një laps dhe bëra shënimet paraprake, se ku kishin kaluar. E mora dhe thashë se këtu ka diçka që nuk shkon. U kërkova gazetarëve që shënimet e mia t’i shikonin, por mos i proklamonin pasi duhej të mbaroja punë nga ana studimore. Tedi e mori e skanoi hartën, dhe në shtyp doli me të mëdha. Në këtë mënyrë ka filluar. Janë 149 km vijë bregore e Shqipërisë, është komplet e gjithë vija e gabuar.

Kikia: Të cilës natyrë ishin gabimet?

Pashaj: Ishin gabimet e të drejtës detare.

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!