Gazetarja e ABC News, Linda Karadaku, ka diskutuar në “Special Report me Arlind Isa” takimin me zyrtarin e lartë të Depatamentit Amerikan të Shtetit.
Një nga pikat ishte dhe meraku në kuadrin rajonal, për të cilën Karadaku u shpreh se zyrtari kishte paralajmëruar një ndërhyrje në Malin e Zi, jo ushtarake, për të shkaktuar tensione, gjatë fushatës zgjedhore.
“Në fakt çështja tjetër që edhe për mua ishte befasuese sepse diplomatët kanë një gjuhë të kujdesshmne, për të mos i dhënë disa gjëra bardhezi . Ajo që u tha bardhezi sot ishte ajo që kishte të bënte me Malin e Zi.
Zyrtari i lartë amerikan paralajmëroi që pritet që aty të ketë ndërhyrja nga Rusia, për të shkaktuar tensione gjatë fushatës zgjedhore.
Për Malin e Zi, posti i presidentit është shumë i rëndësishëm. Duke pasur parasysh që një nga kandidatët është Milo Gjukanovic, situata do të ndiqet me vëmendje,” tha Karadaku.r.t/abcnews.al