Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Talat Xheferi, në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për zgjedhjet që pritet të mbahen në Maqedoninë e Veriut.
I pyetur se çfarë pret BDI në këto zgjedhje, Xhaferi u shpreh se fokusi kryesor që BDI ka është interesi kolektivi i shqiptarëve, duke nënvizuar se do të punojnë për të siguruar gjithçka që duhet për të arritur rezultate sa më të mira.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Ju jeni në një pozitë delikate, për shkak se jeni edhe kryeministri i qeverisë që duhet të ketë kujdes për zgjedhjet. Çfarë prisni nga këto zgjedhje për BDI-në?
Talat Xhaferi: Unë mendoj që atë që ne presim e vërtetojnë edhe sondazhet. Mendoj që statusi nuk do të ndryshojmë në konstekst të numrave, në kontekst negativ. Sidoqoftë në fund të fundit është vendimi i individual i çdo votuesi dhe ne do të punojmë që të sigurojmë atë që na takon. VMRO në relacion me LSDM ka favorin që ajo ka, por nuk është kjo çështja me të cilën në duhet të merremi në këtë fazë. Pasi ne duhet të merremi me atë që është interesit kolektiv i shqiptarëve që ne përfaqësojmë.
Gjithashtu gjatë kësaj interviste, Xhaferi u ndal edhe tek slogani i BDI-së: “PO Europës, Jo Rusisë”, duke shpjeguar se është BDI është e vendosur qartë drejt vlerave Perëndimore.
Komenti për sloganin: “PO Europës, Jo Rusisë”;
Talat Xhaferi: Është përcaktim elektoral kolektiv i pritshmërive dhe i të menduarit politik kolektiv të popullit shqiptar atje. Dhe nuk do mend që ne jemi të orientuar pro Amerikës dhe pro Europës. Ne e dimë qartë që nuk kemi ç’ka lypim në lindje. Dielli lind për ne në perëndim është edhe thënia që e kemi. Këto janë vlerat që i përcjellim historikisht. Ne trashëgojmë dhe shkojmë në atë drejtim.
Pyetje: Të gjithë ata që nuk do ju votojnë janë me Rusinë?
Talat Xhaferi: Nuk ka të bëjë me ata që votojnë. Porosia është për bashkëqytetarët tanë, për subjekte që me mendje janë në lindja dhe me stomak duan të jenë në Perëndim dhe nuk ka dy karrige. Pra ato duhet me përcaktua. Nuk besoj që në mënyrë kolektive i gjithë komuniteti shumicë të jetë me botëkuptim në lindje, por ai grupacion që është ato pretendime që i ka, janë gabim dhe besoj që edhe qytetarët e shohin atë.
/abcnews.al/