Iniciativa e 5 partive të djathta, të cilat nesër do të priten nga Presidenti Meta për platformën e tyre për zgjidhjen e krizës që ka mbërthyer vendin, është disktuar në studion e Byro Politike në ABC News të Juli Xhokaxhiut me kreun e PR-së Fatmir Mediu dhe gazetarët Mimoza Koçiu dhe Mentor Kikia.
Iniciatori i kësaj platforme, Fatmir Mediu tha se ky grupim kërkon ndryshim të sjelljes politike për të pasur një republikë parlamentare të shtetit të së drejtës dhe balancim të pushtetit mbi parimet kushtetuese.
“Ne krijuam këtë grupim se mendojmë që secili duhet të ketë një rol në politikë dhe kemi bashkuar 5 parti, e cila nuk ka të bëjë me zgjedhjet lokale, por sesi duhet të ndryshojmë sjelljen politike për të pasur një republikë parlamentare të shtetit të së drejtës dhe balancim të pushtetit mbi parimet kushtetuese. I kemi kërkuar takim Presidentit dhe duke pasur në konsideratë ruajtjen e sistemit pluralist përmes zgjedhjeve pluraliste”.
I pyetur se çfarë do i kërkojnë konkretisht Presidentit, Mediu përgjigjet se Presidenti duhet të shmangë një konflikt që është në dëm të interesave të vendit, ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe minimizimin e blerjes së votës.
“Debati ynë është për sistemin zgjedhor. Ne kërkojmë ndryshimin e sistemit zgjedhor e para, dhe e dyta parlament kushtetues për të minimizuar blerjen e votës.
Ne kemi President Republike dhe un abstragoj nga emri, se duhet të respektojë autoritetin kushtetues të Presidentit të Republikës dhe kur kërkoj të angazhohem me institucionin e Presidentit që ai në funksionin kushtetues të shmangë një konflikt që është në dëm të interesave të vendit
Ne kërkojmë nga Presidenti që nisur nga situata cënon integritetin tonë si popull dhe kushtetueshmërinë e vendit e cila është thuajse e rrëzuar dhe po shkojmë që s’do kemi as zgjedhje pluraliste, por farsë dhe shmangie nga qëllimi ynë kombëtar që është integrimi dhe Presidenti ka detyrën që palët duhet të gjejnë përgjegjshmërinë e tyre”. /abcnews.al