Presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret për të rritur numrin e forcave të armatosura ruse nga rreth 1.9 milionë në 2.04 milionë.
Sipas një dekreti të publikuar në portalin rus të informacionit ligjor, numri i personelit ushtarak do të rritet në 1.15 milion, duke shtuar 137,000 personel shërbimi.
Dekreti do të hyjë në fuqi më 1 janar 2023, shkruan CNN.
Sipas dekretit të mëparshëm të 17 nëntorit 2017, trupat ruse numëronin 1,902,758, duke përfshirë 1,013,628 personel shërbimi. /abcnews.al