Çfarë po planifikon në Greqi? Reperja shqiptare flet hapur

schedule19:03 - 24 Mars, 2022

schedule 19:03 - 24 Mars, 2022

Rina Balaj është një ndër artistet më të pëlqyera të tregut muzikor shqiptar. Ajo filloi karrierën e saj si një repere, duke sjellë risi në estradën shqiptare. Ajo ndodhet në Greqi pranë partnerit të saj, Sinboy ndërsa së fundmi ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit.

Një ndër pyetjet që ka vendosur t’u përgjigjet ishte se ‘çfarë i pëlqen më së shumti në lidhje me karrierën e saj’, ndërsa ajo tha se pëlqen “të shohë brezat e rinj të pëlqejnë këngët e saj”. Ndërkohë, ajo i është përgjigjur dhe pyetjes se ‘cila ishte shpresa që mbante akoma kur ajo ka dështuar njëherë në jetë’.

Rina tregoi se dëshiron shumë që të bëjë familjen dhe fansat e saj krenarë. “Jeta e mirë. Të bërit familjen time dhe fansat e mi krenarë është qëllimi kryesor”, ka shkruar artistja. Ajo ka zbuluar se do të marrë pjesë në një festival në Greqi.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!