Mediat italiane raportojnë për një rritje të pranisë së anijeve ruse në Mesdhe. Ndërkohë që ditët e fundit është vënë re një lëvizje e kruizerit “Varyag” i cili raportohet se është 150 milje nga Gjiri i Tarantos.
“Varyag” është simotra e kruizeit “Moskva” i cili u fundos pak javë në parë në Detin e Zi nga forcat ukrainase.
Ndërkohë mediat raportojnë se së fundmi “Varyag” ndodhet 300 milje larg bregut të Pulias dhe po lundron në jug-lindje drejt Kretës.
Ky lloj afrimi ndaj ujërave territoriale monitorohet gjithmonë me kujdes nga Marina dhe, në përgjithësi, nga mjetet e NATO-s. Vetëm pak ditë më parë Shefi i Shtabit të Marinës, Admirali Enrico Credendino , shpjegoi se për momentin janë 18 anije ushtarake ruse në Mesdhe, plus dy nëndetëse. Në vitin 2016 kishte vetëm një.
Varyag – kryqëzori “binjak” i “Moskva” i fundosur në brigjet e Odessa shoqërohet nga destrojerti “Admiral Tributs”. Prej muajsh, gjithnjë e më shumë luftanije ruse kanë kaluar Mesdheun duke ardhur nga Deti Baltik në bazën e Tartus në Siri dhe anasjelltas duke iu afruar zonës së kompetencës italiane.
Prania e njësive në ngushticën e Siçilisë është regjistruar disa herë. Këto kalime monitorohen me kujdes nga NATO dhe Marina Italiane me fregata të klasit Fremm dhe deri më tani nuk ka pasur asnjëherë mbikalime në ujërat kombëtare. Nga njëra anë, mbyllja e ngushticës së Bosforit për anijet ushtarake, e vendosur nga Turqia, ka hequr mundësinë që anijet ruse të mbërrijnë në Detin e Zi dhe për rrjedhojë të largohen nga pellgu jugor.
Nga ana tjetër, këto pasazhe janë edhe veprime demonstruese, shqetësimi , ‘hijeje’, ndaj aseteve të Aleancës Atlantike që kalojnë në Detin Jon, siç është aeroplanmbajtësja e Marinës Amerikane ‘Harry Truman’. Deri më tani nuk ka pasur kurrë një vullnet për të luftuar, por vëmendja është e lartë, veçanërisht që nga pushtimi i Ukrainës. Për më tepër, rreziqet e shtuara që paraqet qëndrimi agresiv rus edhe në Mesdhe janë të dukshme edhe për ministrin e Mbrojtjes, Lorenzo Guerini, i cili së fundmi ka nënshkruar një direktivë për ‘Strategjinë e sigurisë dhe mbrojtjes në Mesdhe’.
/Abcnews.al/