Çfarë po ndodh në Kosovë? Karadaku: Serbia ka ndryshuar strategji, në vend të dhunës dhanë dorëheqjen

schedule21:48 - 11 Nëntor, 2022

schedule 21:48 - 11 Nëntor, 2022

Gazetarja Linda Karadaku e ftuar në “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur mbi atë se çfarë po ndodh në veriun e Kosovës.

Karadaku tha se këtë herë Serbia ka ndryshuar metodë veprimi, ndryshe nga herët e tjera. Sipas saj edhe vetë Kurti në momentin që vendosi për targat priste një reagim të dhunshëm nga ana e serbëve në veri, por ndodhi e kundërta.

Karadaku tha se këtë herë pati një mirëkoordinim të serbëve të cilët në vend të dhunës dhanë dorëheqjen duke krijuar ngërç në institucionet e Kosovës.

Strategjia e Serbisë ka ndryshuar, dhe ëhstë shumë e mirëmenduar. Ajo që Kurti bëri me targat është se priste atë reagim që kanë patur serbët prej 20 vjetësh, barrikada, protesta të dhunshme, djegie të pikave kufitare, viktima. Por ajo që ndodhi këtë herë është se Serbia ndryshoi mënyrës se si po menaxhon situatën në veri. Ajo që bën këtë herë është se dolën dhanë dorëheqjet, dorëzuan uniformat, paketimin dhe nuk pati asnjë përplasje me askënd. Çfarë ndodhi? Është ajo që jemi në këtë ngërç. Këtë herë ne nuk mund të themi se Serbët po përplasen, po dhunojnë, po ngrenë barrikada. Sepse Serbia e ka mirëmenduar këtë plan. Jemi në situatën ku Kosovës deri dje nuk i ishte vënë ultimatum për asosacionin, dhe po i vihet tani”, tha Karadaku.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!