Gjatë 24 orëve të fundit në Itali ka vijuar sërish të jetë në rritje numri i viktimave nga koronavirusi. Këtë të enjte në vendin fqinj gjatë orëve të fundit kanë humbur jetën 66 persona dhe janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 333 raste të reja.
Deri më tani në Itali kanë humbur jetën 34 514 persona, ndërsa nurmi i të infektuarve është 238 159.
Persona aktivë pozitivë me koronavirus janë 123 101, ndërsa të shëruar deri më tani janë 180 544 persona. Në struktura spitalore po kurohen 2867 pacientë Covid e 168 prej tyre janë në repartet e terapisë intensive.
Një rritje të numrit të të infektuarve është regjistruar në rajonin e Lombardisë ku janë 216 pozitivë më shumë se një ditë më parë./abcnews.al