Hungaria ka raportuar shifra rekord të viktimave në 24 orë, vetëm pesë ditë pasi kryeministri Viktor Orban tha fushata e vaksinimit do të bënte të mundur që qytetarët të shijonin pushimet e verës.
Vendi regjistroi 302 viktima, shifra më e lartë në një ditë të vetme, duke e çuar numrin e viktimave për shkak të pandemisë në 20,737. Sipas një deklarate nga qeveria, shumica e atyre që vdiqën ishin të moshuar ose të sëmurë kronikë.
Zëdhënësi i qeverisë Zoltan Kovacs tha për CNN se arsyeja për numrin rekord të viktimave ishte “mutacioni britanik” i virusit, duke iu referuar variantit B117 të identifikuar për herë të parë në MB.
Hungaria ka nivelin e dytë më të lartë të viktimave në botë – 209 viktima për 100,000 njerëz, sipas të dhënave./abcnews.al