Çfarë po ndodh me shëndetin e Madonës, mbretëresha e pop-it anulon një tjetër koncert

schedule09:09 - 23 Janar, 2020

schedule 09:09 - 23 Janar, 2020

Këngëtarja amerikane anuloi një tjetër shfaqje në kryeqytetin Portugez, Lisbonë, qytetin i cili e  frymëzoi atë të shkruante albumin e saj të fundit Madame X, ndërsa ndodhej në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Lajmi për anulimin e koncertit u bë me dije nga kompania e cila ka marrë përsipër organizimin e turneut të saj evropian.

“Everything Is New” përmes një njoftimi në Facebook iu ka kërkuar falje fansave të këngëtares si dhe i ka falenderuar ata për suportin dhe “dëshirën e tyre për një shërim të shpejt të Madonnës”.

“Ne shprehim keqardhjen tonë të sinqertë për zhgënjimin që i kemi shkaktuar fansave tanë për shkak të ndryshimeve të papritura dhe minutës së fundit në program,” shkruan ndër të tjera kompania e turneut.

Koncerti i cili pritej të mbahej sot është koncerti i dytë që Madona anulon që pas nisjes së turneut të saj evropian.

“Më fal, që më është dashur ta anuloj sonte”, shkruajti artistja 61-vjeçare në Instagram pasi anuloi shfaqjen e saj të parë në Coliseu dos Recreios të Lisbonës, “Por unë duhet të dëgjoj trupin tim dhe të pushoj!”, -vijoi ajo./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!