Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit, që parashikon administrimin e Parkut Kombëtar të Butrintit nga ky fondacion ka shkaktuar polemika dhe debate në komisionet parlamentare.
I ftuar në studion e Abc Live, arkeologu Neritan Ceka thotë se procesi po kryhet në mënyrë kuturu dhe se fondacioni i marrëveshjes për Parkun e Butrintit ka dështuar.
Lexo edhe: Debati për Butrintin, Bejko në Abc Live: Si do të menaxhohet, shteti mbetet pronar i pasurisë kulturore
Ceka shprehet kundër doktrinës që po aplikohet për Parkun e Butrintit.
Ceka e konsideron marrëveshjen e fondacionit koncesion të pastër.
Parku i Butrintit duhet trajtuar si pjesë kulturore në radhë të parë, sipas arkeologut.
“Ka 2 çështje kryesore. E para e punës e gjithë puna është bërë kuturu. Janë harxhuar shumë para me doktrinën e gabuara. Minstrja nuk ka kuptuar asgjë. Janë përjashtuar në fazën e punimit konsulentët shqiptarë. 4 nga pesë anëtarët e bordit nuk janë shtetërorë. Është koncesion i pastër. Jam kundër doktrinës. Butrinti është pjesë e kulturës tonë autoktone. Ata thonë se Butrinti është grek dhe romak. Këtu unë jam kundra. Modeli duhet të jetë publik. Ministrja kurrë nuk e ka thënë që është publik. Modeli më i mirë ështëai italian. Ky bord është i dështuar. Fondacioni për Parkun e Butrintit duhet të jetë publik. Çështja e doktrinës. Butrinti nuk është qendër turistike, në radhë të parë është qendër arkeologjike. Butrinti duhet trajtuar si pjesë e arkeologjisë. Duhet jetë doktrinë kulturore jo vetëm turizëm”, tha Ceka në Abc Live.
Kujtojmë se opozita ka ngritur si shqetësim transparencën e këtij menaxhimi, duke e cilësuar një kontratë koncensionare mbi një pasuri kombëtare dhe përfshirjen e AADF-së në menaxhim si konflikt interesi, pasi më herët ky fondacion ka financuar ekspertizën për ndryshimin e ligjit për trashëgiminë kulturore dhe hartimin e planit të biznesit. /abcnews.al/