Që nga mëngjesi i sotëm, civilët janë lejuar të largohen nga disa qytete të Ukrainës përmes korridoreve humanitare gjatë një armëpushimi të përkohshëm. Bëhet fjalë për qytetet Chernihiv, Sumy, Kharkiv, Kiev dhe Mariupol.
Gjatë ditëve të mëparshme armëpushimet e përkohshme janë shkelur nga pala ruse. Abcnews.al ju sjell të rejat më të fundit në lidhje me evakuimet e qytetarëve në Ukrainë sot
Mariupol
• Ministria e Jashtme e Ukrainës ka pohuar se forcat ruse kanë shkelur një armëpushim të përkohshëm të rënë dakord dhe po se po shënjestrojnë korridorin humanitar që të çon jashtë qytetit.
Lexo edhe: VIDEO/ Xhensila Myrtezaj ngjitet me Ajkën në skenë, momenti epik gjatë koncertit në SHBA
Civilët po përballen me mungesë të ushqimit, ujit dhe energjisë elektrike.
Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se korridori nuk është hapur për shkak të “bombardimeve të synuara të mallrave dhe njerëzve nga Rusia”.
Sumy
• Gjithsej 723 civilë janë evakuuar përmes një korridori humanitar nga qyteti, në verilindje të Ukrainës, në Poltava, në pjesën qendrore të Ukrainës, ka raportuar RIA, duke cituar ministrinë ruse të mbrojtjes;
• Guvernatori rajonal i Sumy-t, Dmytro Zhyvytsky, tha se autokolona prej 20 deri në 30 makina private po largohen nga qyteti.
•
• Ai shtoi se armëpushimi i përkohshëm është respektuar kryesisht. Oleksiy Kuleba, guvernatori i rajonit të Kievit, tha se Ukraina po bënte marrëveshje për të larguar njerëzit nga periferia e Irpin./abcnews.al/