Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Çfarë po ndodh? Kate dhe William heqin dorë për dy javë nga detyrat mbretërore

schedule11:32 - 21 Tetor, 2022

schedule 11:32 - 21 Tetor, 2022

Princi dhe Princesha e Uellsit do të mungojnë në detyrat e tyre mbretërore pasi tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis, do të marrin një pushim dy-javor nga shkolla.

Princi William dhe Princesha Catherine së bashku me tre fëmijët e tyre besohet se janë me pushime. Ndërsa, Princi William mund të jetë duke shijuar kohë cilësore me familjen këtë herë, por dalja e tij e radhës publike tashmë është zbuluar. Ai do t’i kthehet detyrave mbretërore më 1 nëntor, kur do të marrë pjesë në ceremoninë e 10-të vjetore Tusk Awards në Londër.

 



View this post on Instagram

 

A post shared by HELLO! Magazine (@hellomag)

Një deklaratë nga Kensington Palace tha: “Princi i Uellsit do të festojë punën e ekologëve me bazë në Afrikë në çmimet vjetore Tusk të muajit të ardhshëm në Hampton Court Palace”.

Dita e parë në shkollë për Princin Xhorxh, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis u shënua me një ngjarje tragjike, siç ishte vdekja e stërgjyshes së tyre, Mbretëreshës Elizabeth. Agjenda lexonte 8 shtatorin kur Kate Middleton  dhe Princi William kishin shoqëruar fëmijët e tyre në shkollën e tyre të re, Lambrook, dhe disa orë më vonë, Mbretëresha Elizabeth dha frymën e saj të fundit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!