Çfarë po ndodh? Ekspertët dëgjojnë “sinjale të pazakonta”, nga mesi i Rrugës së Qumështit

schedule13:26 - 5 Prill, 2022

schedule 13:26 - 5 Prill, 2022

Ekspertët e astronomisë së fundmi kanë zbuluar “sinjale të pazakonta” që vijnë nga qendra e galaktikës së Rrugës së Qumështit, duke i bërë ekspertët të besojnë se një objekt yjor i pazbuluar mund të jetë pas valëve të çuditshme të radios.

Mediat e huaja bëjnë me dije se objektet në të gjithë galaktikën kanë fusha magnetike të ndryshueshme që prodhojnë valë radio, sipas NASA-s.

Gjatë ciklit të tij jetësor, një yll lëshon dritë në të gjithë spektrin elektromagnetik, duke përfshirë disa valë të padukshme për syrin e njeriut. Sasia e dritës që lëshon një yll varet nga vendi ku ndodhet në ciklin e tij.

Ndërkohë valët e radios të marra nga një ekip studiuesish ndërkombëtarë janë të pazakonta për një sërë arsyesh. Ziteng Ëang, autori kryesor i një studimi mbi gjetjet e publikuara në The Astrophysical Journal dhe një kandidat për doktoraturë në shkollën e fizikës të Universitetit të Sidneit, tha se shkëlqimi i objektit ndryshon në mënyrë dramatike dhe ai do të ndizet dhe fiket rastësisht./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!