Nëse keni nevojë për më shumë arsye për të bërë seks, një mjeke ka zbuluar se seksi nuk sjell vetëm kënaqësi por mund të përmirësojë shëndetin tuaj në shumë mënyra. Dr. Ravina Bhanot, themeluesja e Zonas Fertility, shpjegon se seksi i rregullt mund të zvogëlojë rrezikun e sulmeve në zemër, shkruan New York Post
Mjekja ka shpjeguar se seksi mund të përmirësojë gjumin, imunitetin dhe shëndetin mendor, madje vodeoja e saj në TikTok është parë mbi 1.5 milion herë. Këtu janë disa nga mënyrat se sa i dobishëm mund të jetë seksi:
Redukton rrezikun e sulmit në zemër
Seksi mund të jetë në gjendje të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës, të cilat mund të shkaktojnë sulme në zemër. Një studim te meshkujt zbuloi se ata që bënin më shumë seks kishin më pak gjasa të prekeshin nga sëmundje kardiovaskulare dhe goditjet në tru.
Por kini kujdes, studime të tjera kanë treguar se meshkujt në moshë më të madhe mund të pësojnë sulm në zemër nëse janë shumë aktivë. Mënyrat më të mira për të parandaluar sulmet fatale në zemër është të ndaloni pirjen e duhanit, alkoolit, të hani shëndetshëm dhe të stërviteni, raporton abcnews.al
Seksi është pozitiv për shëndetin mendor
Seksi mund të krijojë lidhje të forta sociale, duke përfshirë edhe ata që janë beqarë. Hulumtimet treguan se gjatë COVID, gratë beqare që nuk ishin në gjendje të bënin seks kanë vuajtur nga humori i keq.
Në një marrëdhënie, seksi mund t’i ndihmojë çiftet të kenë një lidhje më të fortë, t’i besojnë njëri-tjetrit dhe të mos ndihen të vetmuar. Të gjitha këto ndihmojnë të kemi një shëndet më të mirë mendor dhe eliminojnë stresin.
Seksi mbush trurin me hormonin e lumturisë dopamine dhe oksitocinë. Ky koktej euforik ju ndihmon të ndiheni të qetë, duke reduktuar stresin. Por ndërsa arrin kulmin në orgazmë, edhe prekja sensuale është efektive në reduktimin e stresit.
Seksi redukton presionin e gjakut
Presioni i lartë i gjakut mund të jetë një shkaktar vrasës. Por seksi i rregullt mund të ulë presionin e gjakut dhe të jetë po aq efektiv sa ilaçet, sipas një studimi.
Orgazma ul me 13% rrezikun për të zhvilluar presion të gjakut.
Përmirëson problemet në fshikëz
Hulumtimet tregojnë se të bësh seks rregullisht mund të rrisë qelizat në hipokampus, i cili është një zonë në tru që ndihmon në kontrollin e niveleve të stresit. Lindja e fëmijës dhe plakja janë shkaku kryesor i kontrollit të dobët të fshikëzës tek gratë.
Seksi forcon muskujt e legenit, të cilët janë thelbësorë për mbajtjen e urinës.
Përmirëson gjumin
Me siguri pas një nate pasionante do të keni nevojë për gjumë. Nëse jo për shkak të sforcimit fizik të seksit, kimikatet e lëshuara në tru mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë. Një përmbledhje e vitit 2016 e hulumtimit të bërë në Universitetin e Otavës sugjeron që të kryesh marrëdhënie seksuale para gjumit mund të reduktojë stresin, raporton abcnews.al
Seksi rrit imunitetin
Ka disa prova që seksi ose masturbimi mund të rrisin imunitetin. Sipas një studimi, premtues që përfshiu 11 burra– të cilëve iu kërkua të mastrurbohen ndërsa studiuesit kryenin analizat e gjakut, nxorri në pah se masturbimi shkaktoi një rritje të përkohshme në qelizat imune, duke përfshirë qelizat vrasëse që luftojnë viruset.
Një shembull janë limfocitet – qelizat e bardha të gjakut që luftojnë trupat e huaj, përfshirë koronavirusin. Efekti zgjati rreth 45 minuta pas orgazmës, sipas studimit të Departamentit të Psikologjisë Mjekësore, Klinika Universitare e Essen, Gjermani.
Nxit libidon
Disa ekspertë thonë se nëse jeni të kënaqur nga partneri në seks, ju do të keni nevojë të bëni më shpesh seks. Por nëse seksi është gjëja e fundit që dëshironi të bëni, për të rritur kënaqësinë ka gjëra të tjera që mund të provoni.
Ka shumë arsye pse ulet dëshira për seks, duke përfshirë stresin, sëmundjet e shëndetit mendor dhe gjendjet themelore mjekësore – kështu që ia vlen të hulumtoni shkakun e vërtetë nëse jeni duke luftuar me një problem të tillë.
/abcnews.al