Çfarë parashikon ligji, a do t’i bëjë 20 vite burg djali i biznesmenit që shoi familjen Gushi?!

schedule15:48 - 25 Qershor, 2021

schedule 15:48 - 25 Qershor, 2021

Një familje e tërë u shua mëngjesin e sotëm në një aksident në aksin Levan-Vlorë. Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik.

Katër anëtarë të familjes Gushi nga Patosi humbën jetën pasi makina “Toyota” me të cilën ata udhëtoni u godit nga pas nga një “Audi” luksoz që lëvizte me shpejtësi të frikshme.

Lexo edhe: FOTO/ Ky është “Audi” luksoz që vrau katër pjesëtarë të një familje në Vlorë

Automjeti drejtohej nga Igli Madani vetëm 22 vjeç, djali i biznesmeni të pirunëve Bashkim Madani. Shoferi mbeti i dëmtuar lehtë bashkë me pasagjerët Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj.

Por çfarë thotë Kodi Penal për shkaktarin e një aksidenti si ky i sotmi?

Në nenin 290 të tij Kodi parashikon se: “Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave dënohet me burgim pesë deri në njezet vjet”.

Lexo edhe: FOTO/ Ky është “Audi” luksoz që vrau katër pjesëtarë të një familje në Vlorë

Ndërkaq, ky aksident i rëndë ka sjellë reagime të shumta ku nuk kanë munguar thirrjet për ashpërsim të Kodit Rrugor.

Nga ana tjetër, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj u shpreh se pavarësisht prezencës së shtuar të Policisë Rrugore në të gjitha akset kryesore angazhimi edhe me mjete teknologjike, ndonjëherë nuk mundet të parandalojë tragjedi të tilla. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!