Gazetarja Linda Karadaku e cila ndoqi nga afër samitin e Ohrit ku u fol për “Ballkanin e Hapur” ka rrëfyer në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, se çfarë nuk u pa në media.
Ajo tha se interesant ishte fakti që i pranishëm në këtë samit ishte dhe ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, i cili erdhi sëbashku me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Gjithashtu Karadaku theksoi se një tjetër fakt interesant ishin takimet dypalëshe, siç ishin ato Rama-Abazoviç dhe Vuçic-Abazoviç.
Pjesë nga diskutimi:
Xhokaxhi: Çfarë nuk pamë nga “Open Ballkan”?
Karadaku: Pamë disa surpriza interesante. Kur shkuam në Ohër nuk prisnim që ambasadori amerikan në Beograd Kris Hill të ishte aty dhe për më tepër të vinte me Vuçiçin. Ka një prekjeje të qartë të perëndimit që të mbajë Serbinë në një orientin pro perëndimit. Ardhja e Hill bashkë me Vuçiç në Ohër ishte për të treguar se nuk ka të bëjë me Rusinë Ballkanin e Hapur. Ata kërkojnë që të gjithë të jenë të barabartë, pasi është problemi i Kosovës.
Xhokaxhi: Çfarë kishte tjetër interesante?
Karadaku: Pjesa tjetër ishin takimet dypalëshe. Ishte interesante të shikoje kush me kë takohej. Njëri ishte Vuçiç-Abazoviç. Abazoviç do të vizitojë Beogradin. Ishte takim prapa dyerve të mbyllura, por takim i mjaftueshëm.
Xhokaxhi: Nga vrima e çelësit çfarë kuptohet?
Karadaku: Që askush nuk mund të ishte brenda. Një nga nënshkrimet që pritet të bëhet është ligji për Kishën. Takimi tjetër interesant ishte takimi Rama-Abazoviç, sepse ishin dy kryeministra shqiptarë. Qershia mbi tortë ishte prania e Ali Ahmetit dhe gjithë ministrave të tij në qeverinë e Kovaçevskit.
Xhokaxhi: Kontributor për çfarë?
Karadaku: Në atë që tha Rama kishte dy elemente, e para kontribues në këtë forum, për shkak se Ahmeti dhe BDI e kanë mbështetur “Ballkanin e Hapur”. e dyta ishte se ai krahasoi Ballkanin e hapur me rrugëtim e Ali Ahmetit.
Xhokaxhi: Qëndron si krahasim?
Karadaku: Qëndron në një farë mënyrë.
Xhokaxhi: Por krahasoi edhe Japoninë me Amerikën?
Karadaku: Në rastin e Japonisë dhe SHBA tregonte se kishte folur me Kris Hill. Në rastin e Ali Ahmetit kishte të bënte me një njeri që drejtoi luftën në konfliktin e 2001 dhe në fund u ulën në një tavolinë dhe bashkëqeverisin me Maqedoninë.
Xhokaxhi: Historia mes Serbisë dhe Kosovës janë shekullore?
Karadaku: Janë raste të ndryshme, por ajo që po thoshte Rama ishte se Ali Ahmeti und të bëjë dhe luftën dhe paqen.
Xhokaxhi: Si mund të vendoset paqja?
Karadaku: Nuk bëj pjesë tek njerëzit që nisma është ekonomike. Unë besoj se fuqia ekonomike e Serbisë është një fuqi ekonomike e cila në Ballkanin e Hapur përkthehet edhe në fuqi politike.
Xhokaxhi: Ka rrezik?
Karadaku: Nuk është më çështje rreziku, ajo po ndodh. Po nënshkruhen marrëveshje mes vendeve. Tani kalimi në kufi do të bëhet në mënyrë elektronike, që kamionët mos presin në kufi.
Xhokaxhi: Pra mini-shengeni po ndodh? Pse po lejohet? Kushte e Esckobar çfarë ishin? Larje goje apo paralajmërim?
Karadaku: Unë kam përshtypjen se janë të dyja anët e monedhës, që ju vazhdoni duhet të kemi bashkëpunim rajonal, por bëni kujdes se ne ju veshtojmë dhe kemi kushte. Ajo që është problemi kryesor në marrëdhëniet tona me Serbinë është varësia jonë ekonomike në kohë krize nga Serbia. Unë kam biseduar në Ohër, 40% e eksporteve tona të drithit vijnë nga Serbia. Autoritet e Serbisë kanë krijuar një sasi të posaçme të drithit për Shqipërinë, deri tani kemi marrë 70%.
Xhokaxhi: Kemi një defiçit tregtar që është 48%?
Karadaku: Po është gjysmë përgjysmë, por ky defiçit nuk është veç mes nesh dhe Serbisë, por dhe me Malin e Zi. Me ose pa Ballkanin e Hapur ne jemi në këtë marrëdhënie me Serbinë.
/Abcnews.al/