Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çfarë nuk u pa dje në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës?

schedule08:07 - 18 Shkurt, 2020

schedule 08:07 - 18 Shkurt, 2020

Ditën e djeshme Kosova festoi 12-vjetorin e  shpalljes së Pavarësisë. Në një lidhje direkte në “Abc-ja e mëngjesit” me Enkel Demin, gazetarja Blerta Dalloshi Berisha dha detaje nga festimet për këtë ditë të shënuar.

Mes të tjerash, ajo që ra në sy dje në Kosovë ishte shtërgimi i duarve mes kryeministrit të ri Albin Kurtit dhe Presidentit Hashim Thaçi.

Për herë të parë ditën e djeshme Kurti vizitoi varrin e Ibrahim Rugovës, ndonëse siç thekson gaztarja i ishte kërkuar edhe më herët një gjë e tillë. Ndërsa,Vjosa Osmani zhvilloi homazhe te varri i atdhetarit Adem Demaçit.

Ndërkaq, ajo që nuk kishte ndodhur prej 12 vitesh në Kosovës, ishte ceremonia e FSK e ndarë mes kryeministrit dhe Presidentit. Ndërkohë të pyetur ata kanë thënë se një gjë të tillë e kërkon protokolli i shtetit, por siç bën me dije Dalloshi, pritjen më të mirë FSK e organizoi për Presidentin Thaçi./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!