Antoine Griezmann është një futbollist fantastik, por te Barcelona nuk po arrin të shprehë gjithë potencialin që zotëron. Të shumta janë shkaqet dhe pafund është folur në lidhje me formën e tij tek ekipi katalanas.
Përshtatja jo e mirë me futbollin karakteristik që luhet në “Camp Nou”, aktivizimi jo në pozicionin e tij natyral apo “problemet” me Leo Messin. Njerëzit flasin, por 29-vjeçari ka vendosur të thyejë heshtjen në një deklaratë për Movistar.
?[MovistarFutbol] | Griezmann- “I want to do the talking on the pitch.Its time to put things in their place. I have been putting up with comments and stuff for a long time and now I say it’s enough ” pic.twitter.com/BBcywUFWqG
— BarçaTimes (@BarcaTimes) November 23, 2020
“Më pëlqen të flas e komunikoj në fushë. Ka ardhur koha t’i rregullojmë gjërat. Ka një kohë të gjatë që lexoj shumë komente dhe fjalë rreth meje, mendoj se mjafton me kaq“, deklaron Antoine Griezmann. /abcnews.al