Çfarë nuk mund të realizojnë partitë në planin ekonomik?/ Xhafaj: PD, nuk do bëj asnjë nga pikat. Kraja: PS nuk mund të sigurojë konkurencën e lirë

schedule21:01 - 21 Mars, 2025

schedule 21:01 - 21 Mars, 2025

Partitë politike dhe planet e tyre ekonomike në fushatën e 11 majit ishin lajtmotivi i panelit të diskutimit në programin ‘Sheshi i Dollarit’.

Për kandidatin për deputet Akil Kraja, në programin ekonomik të PS nuk mundtë realizohet konkurenca e lirë pasi biznesmenët janë kthyer në politikanë dhe politikanët në biznesmenë.

“Konkurencën e lirë, një ekonomi madhështore ku investitorët strategjik u jepet kriminelëve, familjarëve dhe depuetëve ose funksionarëve, ekonomia vetëm zvogëlohet. Në 12 vite, gjatë PS drejtorët bëheshin biznesmen dhe biznesmenët politikanë. Një treg i lirë sjell vlerë të shtuar dhe fuqizon shqiptarët.”

Për deputetin Etjen Xhafaj, Partia Demokratike nuk do të realizojë asnjë prej pikave të parashtruara. Sipas tij, taksimi progresiv dhe taksa zero mbi biznesin e vogël janë dy mekanizma që kanë funksionuar.

 “Unë nuk besoj se realizon cilën do nga pikat, premtimi primar është që do revolucionarizojë administratën publike nuk do kenë njerëz me të cilët do merren. Në fund të ditës harrojnë se sot biznesi i vogël që është një motor i rishpërndarjes së ekonomisë, sot mbi 100 mijë biznese të vogla nuk paguajnë taksa. Taksimi progresiv dhe taksa zero mbi biznesin e vogël janë dy mekanizma që kanë funksionuar.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!