Ç’ndryshon me kolaudimin dhe çdo bëhet me punonjësit? Gonxhe: Heqim stresin, shtojmë kontrollin

schedule19:33 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 19:33 - 2 Dhjetor, 2020

Qeveria vendosi që kontrolli teknik i automjeteve, prej janarit të 2021 të bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor, ndërsa kryeministri Edi Rama njoftoi edhe risitë nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Për të folur për skemën e re të kolaudimit të automjeteve që hyn në fuqi nga janari i 2021 ishte i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe.

Ai tha se tarifat nuk do të ndryshojnë, ndërsa do të ketë më shumë investime. Dhënien sërish me koncesion të këtij shërbimi, Gonxhe e përjashtoi. Sa i përket punonjësve që ishin pjesë e koncesionarit, ai tha se të gjithë do të përthithen dhe askush nuk do të largohet.

Intervista e plotë e Blendi Gonxhes në “ABC”

Si e vlerësoi kalimin e kolaudimit nga privati në shtet?
Ne e marrim si besim, si institucion. Kemi investuar dhe mendojmë se kjo është një rrjedhojë e ecurisë së këtij enti, nëse nuk do të kishim këto rezultate. Është një shoqëri publike e shtetit. Ka një besim më të madh, reputacion më të madh, kjo ka bërë që të kemi një vetësiguri më të madhe për ta bërë këtë shërbim vetë.

Unë që do të vij të bëj kontrollin, çfarë do të përfitoj drejtpërdrejt nga ky ndryshim?
Ky vendim që bëhemi më liberal për kolaudimin njëherë në dy vite, vjen se ka një koshiencë më të madhe, më shumë vetëdije. Ne duam të ecim drejt vetëdeklarimit. Duhet të sillemi si evropiane me këto dy vite pa kolaudim.

Ekspertët ishin dashamirës, por kundërshtojnë ndryshimin e afatit nga 6 muaj në 1 vit të kontrollit të mjeteve të transportit publik, taksive apo autoshkollave…
Hezitoj, nuk e ndaj mendimin e tyre, këto janë nga mjete që kanë shkaktuar me pak aksidente, janë nga më të kontrolluarat, kanë përgjegjësi më të lartë. Janë të licencuara, mjaft më të kontrolluara dhe me statistika, është e realizueshme, sidomos në një vit pandemie që jemi, dhe duam të ulim radhët në kolaudim dhe të shtojmë cilësojnë.

Duke ulur kohën dhe për të rritur cilësinë e kontrollit. Sa stres është që çdo 6 muaj të zësh radhën dhe të paguash përsëri. Kjo pasohet edhe më një masë mbrojtëse, siguresë, do të fuqizojmë rolin e mbikëqyrjes në terren, mjetet mbi 3.5 ton do të kenë një kontroll më të madh në terren. Po të kapëm një muaj pas kolaudimit, nëse e ke lënë mjetin pa rihapur, shkelja do të jetë e dënuar më e rëndë.

Do të jetë përfundimtar kalimi te shteti, apo do të jetë fazë tranzicioni për ta kaluar sërish me koncesion?
Unë e përjashtoj variantin e koncesionit, nuk ka nevojë.

Është folur se do të jepet më vonë?
Kanë qenë parashikime, nuk ka asnjë draft. Kolaudimi nuk ka asnjë tarifë të rritur, do të paguajnë po aq. Do të investojmë në qendra moderne. Do të investojmë në Elbasan.

Janë të gjitha pikat në hartën e Shqipërisë?
Me gjysmën e fluksit që parashikojmë, me formulën e re mendojmë se do të jetë e përballueshme dhe nuk do të ketë motiv për të shtuar pika kot.

Do t’i mbani ata të punësuar që ishin te koncesionari?
Po, do ta përthithim atë strukturë. Do të vijnë dhe do të gjejnë rroga jo të këqija. Pikat e kontrollit do të vijojnë të jenë në të njëjta pika.

db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!