Çfarë ndodhi në përplasjen Vuçiç-Osmani? Komshiç: Gjithçka shkoi keq…

schedule17:07 - 17 Maj, 2021

schedule 17:07 - 17 Maj, 2021

Në samitin e Bërdo-Brijunit u mbajt sot në Bërdo afër Kranjit në Slloveni pati një debat mes Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe kryetares së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani. Por cfarë ndodhi konkretisht? Zhelko Komshiç, anëtar i presidencës së Bosnje e Hercegovinës, tha për “Radio Sarajevën”, se pati një debat jo të këndshëm mes përfaqësueses së Kosovës, presidentes Vjosa Osmani dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

“Tregimi prapa procesit të Bërdo-Brijunit që po vazhdon për 10 vjet, sot u konceptua ndryshe. Nga qëllimi i tij fillestar që dëshironte ta shtynte rajonin drejt BE-së, që vendet anëtare të BE-së të ndihmojnë në këtë proces, sot në këtë takim e gjetëm veten në temat ballkanike.

Dhe kjo ndodhi për shkak të një debati që kohë pas kohe nuk ishte shumë i këndshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Dhe natyrisht, zotëri Dodiku u desh të përfshihej, sepse s’bën pa u përfshirë ai. Dihet se për cilën palë dhe i tërë diskutimi “shkoi keq”.

Të gjithë i dimë qëndrimet politike të përfaqësuesve të Serbisë, të Dodikut e edhe të presidentes së Kosovës (Vjosa Osmani). Pjesa më e madhe e kohës u kalua me ta. Për mua, kjo është e keqe. Të gjithë e dimë se çka mendojmë për çështje të caktuara.

T’i vësh këto çështje në tavolinë siç ndodhi tani, bëri që i tërë takimi të merrte kah tjetër. Në vend se të shkojmë para Brukselit përmes Sllovenisë, e cila e merr presidencës e BE-së, ne u kthyem në këtë tregimin ballkanik”, shtoi ai, shkruan Zeri.

“Është Kosova ajo që mund të deklarohet se ka pasur disa pakënaqësi për të cilat ata mendojnë se janë të rëndësishme për ta. Për shembull, Kosova ka kërkuar që kur të vijë pjesa ku flitet për liberalizimin e vizave, të mos shkruhet Prishtina por Kosova. Natyrisht, Serbia nuk u pajtua për këtë”, theksoi anëtarësi i presidencës së Bosnje e Hercegovinës./ Abcnews.al