Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çfarë ndodhi me zbulimin e madh në Tepelenë? Arkeologu: Jemi të bindur se kemi të bëjmë me një qytezë

schedule09:45 - 22 Tetor, 2025

schedule 09:45 - 22 Tetor, 2025

Një zbulim që mund të ndryshojë hartën arkeologjike të Shqipërisë po merr formë në zemër të Tepelenës. Arkeologu Eduard Shehi, i ftuar në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, ka zbuluar detaje intriguese për një vendbanim 8.500-vjeçar, i cili mund të kthehet në një prej zbulimeve më të rëndësishme të dekadës.

Pas dekadash hamendësimesh dhe kërkimesh sipërfaqësore, tashmë janë gjetur prova të qarta që tregojnë për një qytezë të lashtë, me vila romake dhe mozaikë të rrallë, që flasin për një të kaluar të pasur kulturore dhe historike.

Gërmimet e fundit kanë zbuluar jo vetëm trashëgimi të vyer, por edhe potencialin për një park arkeologjik që do të tërheqë vëmendjen e ekspertëve dhe vizitorëve nga e gjithë bota.

“Para disa vitesh nisën gërmimet dhe ishin kërkime sipërfaqësore. Më pas u bënë matjet, por nuk nisën gërmimet. U kontrolluan 70 ha tokë dhe u izoluan rreth 20 site. Që në vitet ’50 ka patur të dhëna për ekzistencën e një vile në periudhën romake. Bëhet fjalë për një zonë ku ishin gjetur pesë skulptura. Gërmimet që bëmë këtë vit gjetën një vile, me mozaikë. Jemi të bindur që kemi të bëjmë me një qytezë. Që në vitet ’50 ka pasur të dhëna për ekzistencën e një vile në periudhën romake. Dëmin më të madh ia kanë bërë punimet bujqësore. Ka qenë shumë e pasur. Do të kërkojë kohë, jemi të bindur që atje do të dalë një park shumë i bukur arkeologjik”, tha Eduard Shehi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!