Çfarë ndodhi? Jennifer Lopez ndërpret xhirimet e filmit të fundit

schedule21:02 - 10 Janar, 2022

schedule 21:02 - 10 Janar, 2022

Filmi i fundit i Jennifer Lopez, ‘The Mother’ ndërpreu prodhimin në Spanjë për shkak të situatës së Koronavirus.

Aktorja  kishte qenë duke xhiruar në Vancouver, British Columbia, përpara se prodhimi të zhvendosej së fundmi në Gran Canaria pranë ishujve Kanarie.

Revista People ka konfirmuar se xhirimet jashtë shtetit janë ndërprerë për shkak të rasteve pozitive me Covid-19.

Ndërkohë, Jennifer është duke punuar edhe projekte të tjera filmike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!