Në puntatën e sotme të Post Big Brother VIP, u komentua momenti kur Fifit i ra të fikët në shtëpinë e famshme. Por në një moment të caktuar, këngëtarja vendosi të largohej nga studio pasi nuk ndihej mirë emocionalisht. Vendimi i saj ka ngjallur diskutime tek ish-banorët, disa nga të cilët e kundërshtuan këtë duke thënë se Fifi duhej të ballafaqohet me këtë debat.
“Pse i ndani disa të njerkës, disa të nënës?” tha Einxhel ndërsa më pas Monika shtoi: “As unë nuk i përjetoj mirë. Mos të harrojmë që jemi njerëz. Kë do ushqejmë të tjerët me këto gjëra? Mirëpo, kujtojmë që pak ditë më parë është raportuar se arsyeja e vërtetë e largimit të Fifit ka qenë një debat me Einxhel, Semin dhe Arditin.
Pjesë nga biseda:
Einxhel: Pse i ndani disa të njerkës, disa të nënës?
Semi: Realisht nuk i përjetoj mirë.
Monika: As unë nuk i përjetoj mirë. Mos të harrojmë që jemi njerëz. Kë do ushqejmë të tjerët me këto gjëra?
Arditi: Unë jam ndjerë keq nga këto situatat në shtëpi. Këto kanë ndodhur Monika, për këto do flasim, apo të ikim në shtëpi.
Einxhel: Tani jemi çnjerëzor neve thua Monika?
Monika: Kush e ka përjetuar të kishte trokitur tek vëllai i madh dhe të kishit thënë keni bërë një test psikologjik, pse na fusni këta njerëz dhe atëherë nuk na penalizohet loja. Në radhë të parë të jemi njerëz.
Einxhel: Nuk ka lidhje psikologjike, po emocionale. Çfarë janë këto interpretime? Po thua që Fifi ka probleme psikologjike?
Monika: Tek kjo pikë nuk pranoj asgjë. /abcnews.al