Çfarë ndodh nëse rezultati kundërshtohet? Asnjë nuk e ndihmon dot Trump

schedule12:31 - 7 Nëntor, 2020

schedule 12:31 - 7 Nëntor, 2020

Nga Amber Phillips, The Washington Post

Ndërsa rruga e Presidentit Trump drejt fitores dhe opsionet e tij ligjore po zvogëlohen, ai dhe aleatët e tij nuk mund të bëjnë dot asgjë për të ndihmuar Trump.

Presidenti e ka cilësuar veten  2 herë fitues  gjatë qëndrimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë vazhdimisht se numërimi i votave është një mashtrim dhe se zgjedhjet janë të manipuluara. Më pas ai shkroi të premten në Twitter se kërkonte që ligjvënësit shtetërorë republikanë në Pensilvani dhe Gjykatën e Lartë të SHBA ta ndihmonin atë.

Organet legjislative dhe gjykatat luajnë një rol të rëndësishëm në zgjedhje, madje edhe në përcaktimin e rezultateve. Kongresi dhe Gjykata e Lartë mund të bëjnë diçka për të ndihmuar Trump.

Normalisht, ligjet e Kongresit dhe shteteve nuk ndërhyjnë në mënyrën se si zhvillohen zgjedhjet. Kongresi përcakton datën e zgjedhjeve dhe legjislatura përcakton  mënyrën më të mirë për të zhvilluar zgjedhjet.

Legjislatura vendos se si zgjidhen zgjedhësit: Për më shumë se një shekull,  çdo shtet i ka caktuar zgjedhësit bazuar në votat popullore që secili kandidat presidencial ka fituar në atë shtet.

Ka një numër shtetesh që janë thelbësore për zgjedhjet: Michigan, Wisconsin dhe Pennsylvania, të cilat kanë të gjithë guvernatorë demokratë, por legjislatura të kontrolluara nga republikanët, të cilat mund të çojnë në beteja partizane rreth mënyrës së ndarjes së zgjedhësve nëse nuk do të jetë e qartë se kush fitoi.

Disa kanë frikë se ligjvënësit republikanë mund të përfitojnë nga kaosi pas zgjedhjeve për t’i dhënë Trump një fitore. Republikanët e Dhomës së Lartë të Shtetit dhe Senatit shkruajtën një artikull në tetor duke thënë se legjislatura nuk luan asnjë rol në zgjedhjen e zgjedhësve.

Zyrtarët lokalë kërkojnë të marrin kohën e duhur në numërimin e  votave

Zyrtarët e zgjedhjeve në Xhorxhia, Nevada, Pensilvani dhe Karolina e Veriut kanë mbajtur disa konferenca për shtyp pasi rezultatit të ngushtë midis dy kandidatëve.

Kushtetuta mund të ndryshojë  nga shteti në shtet në mënyrën e zgjedhjes së zgjedhësve, por atyre do t’u duhet të ndryshojnë rregullat para Ditës së Zgjedhjeve, jo më pas. Duke vepruar në këtë mënyrë kjo do të shkelte ligjin federal që kërkon që të gjitha shtetet të caktojnë zgjedhësit e tyre bazuar në atë që ndodh në Ditën e Zgjedhjeve.

Po sikur ligjvënësit e shtetit,  në presion nga Trump, të vendosin se kanë autoritetin të zgjedhin zgjedhësit pas Ditës së Zgjedhjeve bazuar në rezultatet e ndryshme  të zgjedhjeve?

Një veprim i tillë do të kërkonte ndërhyrjen e gjykatës. 

Roli i Kongresit në atë që fiton: ata zgjidhin mosmarrëveshjet

Detyra e kongresit është të vërtetojë rezultatet e shteteve. Kongresi mblidhet në një seancë të përbashkët dhe numërojnë votat e shteteve në janar, disa javë para inaugurimit. Kjo zakonisht është një formalitet.

Çfarë ndodh nëse kandidatët janë barazim? Nëse Trump arrin të fitojë në Pensilvani, Arizona dhe Nevada, do të ketë një barazim midis votave elektorale 269-269.

Pastaj Kongresi duhet të vendosë për fituesin. Sipas ndryshimit të 12-të të kushtetutës, Senati zgjedh nënkryetarin dhe Dhoma e Përfaqësuesve zgjedh presidentin.

Kjo bëhet duke votuar. Por ata nuk votojnë në mënyrën tradicionale, ku secili ligjvënës individual ka një votë, por në fakt secili shtet ka të drejtën e një vote. Edhe pse demokratët kanë shumicën e votave individuale, republikanët aktualisht përbëjnë shumicën e delegacioneve të kongresit në shumicën e shteteve. Kjo do të thotë se republikanët kanë më shumë vota.

E gjithë kjo përcaktohet në një ligj të shkruar të quajtur “Akti i Numërimit Zgjedhor” që rrjedh nga një tjetër zgjedhje presidenciale e diskutueshme në 1876.

Roli i Gjykatës së Lartë në zgjedhjen e fituesit. Gjykata nuk ka teknikisht një mekanizëm të qartë kushtetues për të vendosur fituesin, siç bën Kongresi. Por gjykata mund të vendosë për çështje individuale të shteteve, siç bëri në Florida në vitin 2000.

Çdo betejë ligjore në vitin 2020 ka të ngjarë të lidhet me faktin nëse fletëvotimet e mbërritura me vonesë duhet të numëroheshin, ose nëse votuesit kishin kohë të mjaftueshme për të korrigjuar fletëvotimet e plotësuara gabim, ose nëse ata duhet të kishin një shans për t’i korrigjuar ato.

Këto janë çështje të vogla, por që mund të kenë shumë rëndësi.

Fushata Trump tashmë ka ngritur sfida ligjore. Gjykatësit në të paktën dy shtete kanë hedhur poshtë pretendimin e Trump. Përktheu Sonila Backa/abcnewsal

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!