Çfarë ndodh nëse kafesë i shtoni kanellë? Flasin ekspertët

schedule23:05 - 2 Tetor, 2022

schedule 23:05 - 2 Tetor, 2022

Dëshironi të humbni peshë, por pa dietë? Kjo është e mundur dhe ajo që do t’ju ndihmojë është kafeja. Nutricionistja Lisa Richards këshillon se është mirë të pini kafe në shtëpi pa sheqer dhe qumësht të shtuar sepse në këtë mënyrë nuk do të merrni kalori të panevojshme.

Por truku i saj i veçantë është t’i shtoni kafesë një herë në ditë pak kanellë. Sipas Brightside, Lisa thotë se ka zbuluar nga një shembull personal se sa e fuqishme është kafeja në kombinim me kanellën. Domethënë, çdo mëngjes ajo i shtonte pijes së saj të preferuar nga një lugë çaji nga kjo erëz.

Brenda një muaji, ajo vuri re një ndryshim të rëndësishëm në peshë. Ajo ka arritur të humbasë 4 kilogramë dhe të heqë qafe dhjamin që kishte prej vitesh në bark.

“Kanella stimulon termogjenezën në trup dhe në këtë mënyrë çon në shkrirjen e depozitave të yndyrës”, tha ajo.

“Është një proces i ngrohjes së trupit dhe mund të bëjë që të djegim më shumë kalori. Përveç kësaj, kanella është një opsion natyral për stimulimin e termogjenezës dhe sigurisht është një zgjedhje më e mirë se suplementet e ndryshëm që mund të bëjnë të njëjtën gjë”, pohon ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!