Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka sqaruar qytetarët për fletëvotimet se a mund të shpallen të pavlefshme në rast se njerëzit zgjedhin numrin 1 në listë.
Ai thotë se fletëvotimi nuk mund të shpallet i pavlefshëm. Kurti tha se qytetarët mund ta zgjedhin numrin një, nëse ai vlerësohet nga ata.
“Varësisht prej vlerësimit që kanë për mua. Nuk mund të shpallet i pavlefshëm fletëvotimi”, tha Kurti në Kallxo.com.
Ai thotë se pas zgjedhjeve do të nisë një epokë e re në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje do të garojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt./ Abcnews.al