Çfarë ndodh kur ekspozoheni më shumë se ç’duhet në diell

schedule11:56 - 22 Korrik, 2020

schedule 11:56 - 22 Korrik, 2020

Pavarësisht nevojës për të marrë vitaminën D, ekspozimi i tepërt ndaj diellit mund të sjellë pasoja të rënda për shëndetin. Agroweb ka renditur disa probleme që mund të vijnë kur e teproni me të qëndruarin në diell.

Djersitje e mangët- Kur trupi juaj nuk ka djersitur dhe lëkurën e ndjeni të thatë e të nxehtë, kjo do të thotë që vapa ka ndikuar, e cila mund të dëmtojë shumë organe, përfshirë dhe trurin.

Rrudhat – Nuk shkaktohen vetëm si pasojë e plakjes, por gjithashtu për krijimin e tyre ndikojnë dhe rrezet ultravjollcë. Prandaj është e nevojshme të kufizoni sa më shumë të jetë e mundur ekspozimin në diell dhe më përdorni gjithmonë krem mbrojtës përpara se të dilni nga shtëpia.

Perdja e syrit – Ekspertët këshillojnë përdorimin e syzeve mbrojtëse kundër rrezeve ultravjollcë, pasi ekspozimi i tepërt mund të shkaktojë perden e syrit.

Dhimbje muskulare – Për shkak të dehidratimit që vjen nga ekspozimi i gjatë ndaj rrezeve të diellit, mund të keni dhimbje të muskujve. Prandaj, është e rekomandueshme të pini sa më shumë lëngje.

Gjendje e të fiktit – Ndodh shpesh që të ndiheni të këputur, të keni marramendje ose ju duket sikur do ju bjerë të fikët nga çasti në çast, kjo pasi që truri nuk po furnizohet me gjak. Nxehtësia e madhe ul sasinë e gjakut që qarkullon drejt trurit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!