Çfarë mund të presim këtë vit nga Gjykata Speciale? Avokati Taulant Hodaj në një intervistë për emisionin “Ballkan” në “ABC” tha se 2021 do të jetë vazhdimësia e asaj që ndodhi në 2020. Ai tha se do të jenë përgatitjet për seancat për drejtuesit e UÇK-së që u arrestuan. Sipas të gjitha gjasave gjykimi do të nisë në 2022.
Por a do të ketë lidhje direkte apo indirekte me Shqipërinë dhe Maqedoninë? “Do të ketë sigurisht edhe nga Shqipëria, protagonistë të kohës ose ata persona që kanë qenë aty varësisht prej rrjedhjes së dëshmive që kanë bërë dëshmitarët, potencialisht që kanë përmendur që dikush ka qenë aty, faktor vendimmarrës që mund të zbulojë dicka, atëherë besoj që prokuroria do të propozojë që të merret në pyetje.
Do të kemi rast në të ardhmen të shohim listën e dëshmitarëve, që janë mbi 200 dëshmitarë të propozuar nga prokuroria në rastin Thaci, dhe besoj që aty do të ketë dëshmitarë nga Shqipëria, Maqedonia, e sigurt” tha ai. A do të ketë arrestime të reja? “Unë nuk e di, por në bazë të praktikës së rasteve” tha ai./ db/Abcnews.al