“Shqipëria nuk ka shanc, se ka të mundur të bëhet bedel i asnjë politike ditore, përfshi edhe në Kosovë, që mund të dobësojë pozicionin tonë ndërkombëtar,” kështu u shpreh në seancë plenare kryeministri Edi Rama, ndërsa vlerësoi rolin e Shqipërisë si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon. Në fjalën e tij Rama theksoi se c’kemi me Serbinë ia themi në sy ndërsa shtoi se Shqipëria nuk e ndihmon dot Kosovën kur udhëheqja e saj ekspozon dobësinë e pashmangshme që sjell në skakierën gjeopolitike një pozicionim që përcakohet nga nevojat e politikës së brendshme.
“Armiqtë e popullit nuk janë emra dosido, po del edhe kryeministri tradhtar, bjerini tastierave për të luftuar më shumë me Ramovicin se sa me Vucicin. Këtu në Tiranë, thellohen fitoret imagjinare të armatës së kapur pas së shkuarës. Në Kukës, në kulmin e luftës arritën një rezultat historik, fitorja u vodh nga dora e zezë e Boegradit. Thënë sa më lart jam i detyruar të informoj se edhe kjo furi e radhës, nuk më ka lëkundur as bindjen as përgjegjësinë për Kosovën, kur rrezikut për humbjen e paqes pas fitores së luftës, i është shtuar edhe rreziku i përshkallëzimit me armë pas konfliktit në veri. Nuk ma ndryshojnë as qasjen ndaj Serbisë, që jemi të detyruar ta shohim me sytë e sigurisë tonë kombëtare, sic na e kërkon procesi i Berlinit. Serbisë nuk i kemi lënë mangut pa i thënë edhe në sy asgjë që duhet të dëgjojë prej nesh, ashtu sikundër komunitetit euroatlantik s’i kemi lënë mangut asgjë pa thënë.
Po Shqipëria nuk e ndihmon dot Kosovën kur udhëheqja e saj ekspozon dobësinë e pashmangshme që sjell në skakierën gjeopolitike një pozicionim që përcakohet nga nevojat e politikës së brendshme. Shqipëria është shtet me pozicionim gjithnjë e më të konsoliduar në vendin që ka për intersat e shqiptarëve, të të gjithë shqiptarëve që s’kanë patur kurrë mbrojtëse më të zonjë se sot. Dhe Shqipëria nuk ka shanc, se ka të mundur të bëhet bedel i asnjë politike ditore, përfshi edhe në Kosovë, që mund të dobësojë pozicionin tonë ndërkombëtar.” u shpreh Rama.