Don Xhoni është një nga reperët më të pëlqyer të momentit. Këtë e tregojnë këngët e tij, të cilat dëgjohen kudo dhe sallat e koncerteve, që mbushen gjithmonë plot sa herë që artisti performon.
Mirëpo, mbrëmjen e djeshme, Don Xhonit i ka ndodhur një e papritur teksa po mbante koncert në Ferizaj. Të pranishmit nuk kanë mundur të shijojë sepse është ndërprerë. Me shumë gjasë, kjo ka ndodhur për shkak të mos-respektimit të masave anti-COVID.
Rritja shqetësuese e rasteve në ditët e fundit në Kosovë ka mobilizuar Policinë dhe Inspektoratin për të kontrolluar zonat e ndryshme ku ka grumbullime të mëdha të njerëzve.
Ndërkohë Don Xhoni i ka kërkuar falje të pranishëmve duke premtuar se do të rikthehet sërish./abcnews.al