Është e zakonshme që anëtarët e familjes mbretërore britanike të pësojnë lëndime gjatë kalërimit. Sophia e Wessex dhe Mbretëresha e ndjerë Elizabeth ishin plagosur gjatë kalërimit dhe madje i ishin nënshtruar operacioneve. E njëjta gjë kishte ndodhur edhe me Princin William, i cili ishte plagosur në një ndeshje golfi. Princi i Uellsit u plagos në një ndeshje golfi në shkollë në vitin 1991, duke luajtur me shokët e tij të klasës.
Princi në moshën 9-vjeçar u godit në kokë me një shkop golfi dhe iu desh t’i nënshtrohej një operacioni 70-minutësh në spitalin Great Ormond Street në Londër. Ai duhej të shtrohej në spital për një natë dhe nëna e tij, Princesha Diana nuk mungoi as edhe një minutë pranë tij. Të nesërmen në mëngjes ai ishte vizituar nga vëllai i tij Princi Harry. Më pas mbreti Charls e kishte vizituar dhe të gjithë së bashku u larguan nga spitali.
Tetëmbëdhjetë vjet më parë, Princi William iu referua atij operacioni në një bisedë me një djalë 10-vjeçar që luftonte me kancerin. “Unë isha goditur me një shkop golfi në një ndeshje me shokët në shkollë. Po luanim në bar dhe befas nga hiçi bastuni dhe më goditi!” , tha Princi i Uellsit. Në fakt, siç zbuloi ai, ka ende një shenjë nga goditja për të cilën tha se i ngjan shenjës së Harry Potter në formën e një rrufeje. “Ndonjëherë shihet dhe vërehet nga bota. Ndonjëherë ata nuk e vënë re atë.”/abcnews.al