Çfarë ka ndodhur me David Beckham? Ikona e futbollit fotografohet pa flokë

schedule09:38 - 13 Maj, 2020

schedule 09:38 - 13 Maj, 2020

David Beckham ka tërhequr gjithnjë vëmendjen për shkak të pamjes së tij. I cilësuar si një ndër meshkujt më tërheqës në botë, në fotot e publikuara së fundi nga mediat e huaja 45-vjeçari shfaqet ndryshe.

Kjo sepse është vënë re një rënie drastike e flokëve të tij, dy vjet pasi u përfol për transplant flokësh, në 2018-ën.

Ikona e futbollit është përfolur gjithnjë për modelet e tij të flokëve .Ndërsa 2 vite më parë ai vendosi të bëjë transplant flokësh.

Kohët e fundit ai është parë gjithnjë me kapele, mënyrë kjo për të fshehur problemin e tij me flokët.

Po ashtu, Beckham është fotografuar duke ecur në rrugët e Kotsuollds të dielën dhe duket qartë që ka flokë shumë  të rrallë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!