“Çfarë ishte ajo skemë?! Zidane gaboi gjithçka”, legjenda e Realit kritikon

schedule16:35 - 6 Maj, 2021

schedule 16:35 - 6 Maj, 2021

Real Madrid zhvilloi një nga ndeshjet me të dobëta të sezonit mbrëmjen e kaluar. Ekipi i Zinedine Zidane humbi 2-0 përballë Chelsea në “Stamford Bridge”, duke mos ia dalë të kualifikohet në finalen e Champions League (1-1 sfida e parë).

Djemtë e Thomas Tuchel dominuan kundërshtarin, shënuan golat e fitores me anë të Timo Werner dhe Mason Mount, dhe do të përballen me Manchester City për trofeun e madh (29 maj).

Chelsea e meritoi fitoren, ata luajtën më mirë se në të dy ndeshjet. Sigurisht që nuk jam aspak i kënaqur, por është e drejtë të njohim meritat e ekipit kundërshtar, ishin më mirë në dy ndeshje“, deklaroi Zidane pas ndeshjes.

 

Schuster kur drejtonte Real Madrid

Kritikat për trajnerin francez nuk kanë munguar, edhe pse ishin lojtarët ata që nuk ia dolën të përballojnë furinë londineze. Gjithsesi, Bernd Schuster, i cili ka fituar si futbollist dhe trajner me “Los Blancos”, kapet me trajnerin francez.

Zidane tentoi t’i befasonte të gjithë me skemën 3-5-2, por qendërmbrojtësit e tij nuk kanë luajtur kurrë kaq larg njëri-tjetrit. Edhe Sergio Ramos e Hazard patën ndikimin e tyre negativ. Aktivizimi prej minutës së parë kushtëzoi lojën e skuadrës.

Po ju jap një shembull: Vinicius Junior ishte totalisht jashtë rolit të tij si anësor i djathtë, nuk ia doli për asnjë moment të rrezikojë mbrojtjen e Chelsea. Ai lëvizi keq dhe nuk diti kurrë të mbronte. Ishte i hutuar në atë rol“, deklaroi 61-vjeçari gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!