“Çfarë ironie”, si bashkëjetojnë ndalimi duhapirjes tradicionale me promovimim e formave inovative

schedule13:51 - 6 Nëntor, 2020

schedule 13:51 - 6 Nëntor, 2020

Ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj duket se i ka bërë përshtypje diçka paradoksale në ambientet e një bar-kafeje.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Beqaj ka postuar një foto ku dallohet “bashkëjetesa” e duhanpirjes.

Në foto duket shenja “Ndalohet Duhani” dhe ngjitur me të ndodhet një kuti cigaresh elektronike.

Ish-ministri shkruan në postimin e tij: “Bashkëjetesa e informimit të ndalimit të duhanit me promocionin e përdorimit të produkteve “inovative” të duhanit. Çfarë ironie!”

Bashkëjetesa e informimit të ndalimit të duhanit me promocionin e përdorimit të produkteve “inovative” të duhanit. Çfarë ironie!

Posted by Ilir Beqaj on Friday, November 6, 2020

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!