“Çfarë iku iku, shtrij prapë dorën”: Veliaj tregon kur do nisë ndërtimi i teatrit të ri

schedule19:33 - 19 Maj, 2020

schedule 19:33 - 19 Maj, 2020

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka folur për ndërtimin e teatrit të ri, pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një intervistë në “Mbrëmje në Abc” me Mirela Milorin, Veliaj tha se do të marrë 3-4 muaj detajimi i projektit dhe ndërtimi mund të fillojë në vjeshtë.

Sipas Veliajt kjo periudhë 3-4 mujore mund të shërbejë për bashkëpunim, ndërsa tha edhe njëherë se shtrin dorën për të gjithë ata që nuk ishin dakord me shembjen.

LEXO EDHE: Veliaj: Nuk e mora unë vendimin për prishjen e Teatrit në mëngjes

“Ajo që ne parashikojmë është që të fillojmë të përdorim gjithë verën për detajimin e projektit. Do të marrë 3-4 muaj. Për këta që do jetojnë këtu dhe që kanë pasur mendime të ndryshme ky është një moment fantastik për të bashkëpunuar, dhe unë  shtrij prap dorën që të përdorim këto muaj. Çfarë iku iku. Besoj se nga vjeshta ne do të fillojmë ndërtimin, ndërkohë që kemi rreth 17 institucione financiare që kanë shprehur të jenë pjesë”, u shpreh Veliaj.

Ndërkohë, Veliaj i është përgjigjur edhe liderëve të opozitës të cilët janë shprehur se do të rindërtojnë teatrin ashtu siç ishte. “Këto taktika janë një shaka e madhe. Së pari është një gëzim i madh që dëgjoj që PD do marrë pjesë në zgjedhje”, tha Veliaj. /abcnews.al