Është e vërtetë!
Femrat preferojnë meshkujt e fuqishëm dhe me krahë muskulozë.
E kemi dëgjuar me qindra herë, por tani është vërtetuar shkencërisht.
Këtë e tregoi një studim i bërë në Australi, ku morën pjesë 150 femra. Atyre ju kërkua që të vlerësonin disa foto, ku shfaqeshin trupat e disa meshkujve. Studiuesit mbuluan fytyrën e meshkujve, në mënyrë që të vlerësoheshin duke u bazuar vetëm në fizikun e tyre.
Kërkuesit zbuluan se të gjithë femrat i preferonin meshkujt bazuar në forcën fizike dhe në gjatësinë e tyre.
Në fakt, në 70 përqind të rasteve, forca ishte tipari më tërheqës për femrat./abcnews.al