Çfarë i bashkoi ‘Sadnën’ me Taynën? Aktorja indiane surprizon shqiptarët

schedule09:41 - 25 Shtator, 2020

schedule 09:41 - 25 Shtator, 2020

Aktorja indiane Sara Khan e njohur në vendin tonë me rolin e “Sadnës” në serialin “Bidaai” ishte në qendër mendje të mediave pasi u infektua me koronavirus.

Mirëpo, fatmirësisht ajo ka arritur ta fitojë betejën me Covid-19.

Tashmë aktorja i është rikthyer postimeve të shumta në rrjete sociale dhe me njërin prej tyre ka tërhequr vëmendjen e shqiptarëve.

Ajo ka postuar një video ku shfaqet krah aktorit Angad Hasija i njohur si “Alek” dhe në sfond dëgjohet kënga e Taynës “Qeqe”. Nuk dihet ende nëse “Sadna” është fanse e Taynës apo ishte thjesht një rastësi. Megjithatë, ky veprim i ka gëzuar pa masë fansat shqiptar. l.k/abcnews.al