“Çfarë futbollisti, fat që luan me ne”, Gundogan mbush me elozhe talentin e Cityt

schedule20:33 - 4 Nëntor, 2020

schedule 20:33 - 4 Nëntor, 2020

Ferran Torres po konfirmohet si blerja më e goditur e Manchester City në merkato. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi 3-0 në shtëpi kundër Olympiacos mbrëmjen e kaluar, duke arritur triumfin e tretë radhazi në grupin C të Champions League.

20-vjeçari spanjoll, për të cilin “Cityzens” paguan 23 milion euro te Valencia, shënoi golin e parë të përballjes me grekët, i treti në tre sfidat që luan me ekipin anglez (në vetëm 189 minuta aktivizim). Një rekord fantastik për sulmuesin e djathtë, për të cilin Ilkay Gundogan thur elozhe.

Ferran Torres është një futbollist i madh. Realizoi një tjetër gol shumë të bukur kundër Olympiacos dhe jemi shumë të lumtur që një lojtar i tillë luan me ne. Sidomos edhe prej faktit që Aguero do të mungojë për një farë kohe.

U rikthye Gabriel Jesus, por Torres shfaqi sërish vlerat e tij më të mira. Ndodhemi në një situatë të mirë në Champions League.

Është i shkëlqyer fakti që kryesojmë grupin tonë. Duhet të vazhdojmë kështu, na presin ndeshje të vështira përpara dhe duhet të mbajmë nivelin e lartë të lojës“, deklaron mesfushori i ekipit anglez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!