Fedez i futet politikës? Reperi italian, emri i vërtetë i të cilit është Federico Lucia ka bërë lëmsh rrjetin pasi pak ditë më parë njoftoi se do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme. Në videon 50 sekondëshe, në të cilën shfaqej me një kostum serioz teksa mbante një qen në prehër, reperi jep njoftimin e rëndësishëm.
Videoja shoqërohej me fjalët: “Unë dal në fushë sepse politika italiane është një çështje serioze. Votoni Inhuman”, shoqëruar me hashtagun fedezelezioni2023. Kjo ishte një kundërpërgjigje për lajmin e publikuar ditët e fundit, se ZDF, kompania e reperit, ka regjistruar domenin e internetit me emrin fedezelezioni2023.it.
Por çfarë fshihej pas kësaj videoje? Në fakt, kjo ishte një strategji e mirëmenduar marketingu për të promovuar albumin e tij të ri që del më 26 Nëntor. Reperi priti një javë për të sqaruar se në fakt, qëllimi i tij nuk është përfshirja në politikë. “Më duhej të mbyllja gojën për një javë.“, tha reperi.
Scendo in campo perché la politica italiana è una cosa seria
Vota Disumano ??#ioscelgodisumano #26novembre #fedezelezioni2023 pic.twitter.com/zJ3DhcHXZV— Fedez (@Fedez) November 15, 2021
“Më mjaftoi të blija një domen interneti ‘Fedezelezioni2023’, i cili skadom në nëntor 2022, ndaj do të mjaftonte një kërkim i vogël nga gazetarët që të kuptonin se ishte një marrëzi. Unë besoj se ky mashtrim thotë shumë për gjendjen shëndetësore të shtypit dhe gazetarisë italiane.
Këtë javë më ndodhën disa gjëra surreale, por, ajo që duhet të dini, është se nga këtu deri në daljen e albumit (Inhuman, nga 26 nëntori ) do të bëj një fushatë të rreme zgjedhore. Por nga ana tjetër, cila fushatë zgjedhore nuk është false?”, tha reperi.
“Nëse nuk doni që unë të merrem me politikë, ka vetëm një rrugë: të blini albumin tim të fundit, që të jem i zënë me muzikë dhe të mos hyj në politikë”, përfundoi ai. /abcnews.al

