Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Çfarë fshihet pas Bordit të Paqes?/ Milo: Synon të eleminojë OKB-në! Trump kërkon pushtet suprem

schedule20:35 - 22 Janar, 2026

schedule 20:35 - 22 Janar, 2026

Kuvendi i Shqipërisë votoi me 110 vota pro pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Ish diplomati Paskal Milo tha se Bordi i Paqes është në kudnërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe se synon të eleminojë OKB. Milo shtoi vëmendjen ndaj rolit të Trump në arenën globale ku tha se Trump kërkon të ketë pushtet suprem. Për ish diplomatin, prania në Davos e 19 vendeve nga 60 të tilla të ftuara nuk konsiderohet një bilanc pozitiv.

“Duhet të shohim pikturën ndërkombëtare; në këtë kuadër të vendosim edhe katundin tonë të vogël. Nëse i ndajmë dhe i marrim të shkëputura, nuk do të kemi gjykime të drejta dhe përfundime të sakta. Propozimi i Trump për Bordin e Paqes mund të ketë synime të bukura, synime pozitive që mund të jenë përmbyllja e një konflikti konkret në Gaza, por ai hap shteg edhe për një rol shumë herë më të madh për kufizime dhe ndërhyrje të tjera.

Mbi të gjitha, duke lexuar tekstin e projektstatutit që është shpallur, them me bindje se kjo nismë është në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare, e cila është ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore. Këto janë parime themelore, si respektimi i sovranitetit dhe integritetit kombëtar, dhe mbi të gjitha synohet të zhvendoset dhe të eliminohet OKB-ja. Dihet që Trump, me deklarata por edhe me veprime konkrete, ka dalë kundër OKB-së dhe ka nxjerrë SHBA-në nga 31 organizata.



Në këtë mënyrë kërkon që me këtë Bord të zëvendësojë OKB-në; e dyta, të bëjë një akt që nuk mund ta pranojë kush nga fuqitë e mëdha, që është pushteti suprem i kryetarit të shtetit amerikan për të vendosur ai dhe vetëm ai rendin. Duhet që ajo që është paraqitur të rishikohet. Nëse nuk bëhet kjo, kjo nismë nuk do të ketë jetë të gjatë. Sot në Davos ishin 19 vende nga 60; nuk është bilanc pozitiv, reagimi i vendeve është vetëm 1/3.”   / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!