Çfarë ‘fiton’ Meta dhe Kryemadhi nga divorci? Avokatja: Duhet parë se si do të sillen palët në gjyq

schedule22:57 - 25 Qershor, 2024

schedule 22:57 - 25 Qershor, 2024

Çfarë ‘fiton’ Meta dhe Kryemadhi nga divorci? Avokatja Enida Bozheku thotë se për të kuptuar se çfarë përfitojnë Ilir Meta apo Monika Kryemadhi nga divorci, duhet parë se si ata do të sillen në procesin gjyqësor. Sipas saj, Meta favorizohet ndërsa Kryemadhi është ajo që rëndohet nga ndarja.

“Ilir Metën e favorizon, e para duhet parë se si është bërë ky divorc, me marrëveshje apo jo. Pra, ka një dakordësi nga Kryemadhi pëer ta mbyllur apo do të jetë një proces gjyqësor konfliktual. Metën në një fare mënyrë ky divorc e “zhvesh” nga çdo lloj përgjegjësie që ai ka karshi këtij menaxhimi dhe deklaratave të faktit se financat janë menaxhuar nga Monika.

Teknikisht përmes divorcit ai e legjitimon këtë. Zonja Kryemadhi rëndohet dhe këtu duhet parë se çfarë lloj divorci bëhet. Nëse do të ketë divorc me luftë, që do të mohojë apo kundërshtojë Metën aty, jo vetëm që nuk jemi më në lojë por secili do t’ja ngecë topin njëri-tjetrit. Në pjesën teknike gjyqësore, gjykata merret me faktet, më sill të ardhurat, sa e ke rrogën, pjesëtimi. Duhet parë në proces gjyqësor se si do të sillen palët.”, tha Bozheku./abcnews.al