Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Çfarë është terapia me tinguj? Përfitimet e jashtëzakonshme që do të merrni

schedule11:09 - 8 Dhjetor, 2021

schedule 11:09 - 8 Dhjetor, 2021

Krahas metodave të njohura si yoga apo meditimi, një mënyrë efektive për të trajtuar stresin dhe ankthin është dhe terapia e tingujve. Studimet kanë treguar se si tingujt e ndryshëm mund të kenë një efekt qetësues dhe të ndikojnë pozitivisht në mirëqenien tonë. Terapistet Jori Çomani dhe Sonila Qesaraku, të ftuara në “Abc e mëngjesit”, ndanë detaje rreth këtij trajtimi që po bëhet gjithnjë e më i njohur në Shqipëri.

Sipas tyre, terapia funksionon në këtë mënyrë: tingujt do të shkojnë atje ku secili ka më shumë nevojë, në mënyrë specifike për çdo person. Në fund të këtij “udhëtimi” vibracional, ata ndihen më të çlodhur dhe më të qetë. Jori shpjegoi për moderatorin Alban Musa disa nga metodat që përdorin. Ajo përmendi metodën coaching për zhvillimin personal, përshtatjen dhe përmirësimin e stilit të jetës së personit.

Ndër metodat e tjera, ajo përmendi meditimin, praktikën e aroma terapisë me vajra të ndryshme që përmirësojnë gjendjen emocionale dhe si dhe atë që quhet “meditim me vizualizim”. “Tingujt na ndihmojnë të qetësojmë mendjen, të lidhemi me veten tonë dhe të nxjerrin në sipërfaqe atë që është poshtë. Bëjmë koncertin vibracional ku përdorim instrumente nga kultura të ndryshme, me funksione të ndryshme por kanë të përbashkët mirëqenien e personit.



Si ndodh? Ndodh një ngacmim multi sensorial në nivelin e mendjen emocionale sepse trupi vetëshërohet dhe ka tendencë për të qenë në harmoni.”, tha Sonila. “Tingujt shkojnë dhe rezonojnë me qelizat e trupit i mbushin ata që nuk funksionojnë mirë. Me çdo person është ndryshe në varësi të asaj që ka nevojë, shkojmë te burimi ku ka lindur ajo gjë dhe përmirësojmë jetën e personit.”, shtoi ajo.  /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!