Çfarë është për Hitlerin është e mirë”, PD reagon pas betimit të Vorpsit tek noterja

schedule12:02 - 14 Nëntor, 2019

schedule 12:02 - 14 Nëntor, 2019

Betimi i Artra Vorpsit tek noterja, ndërkohë që kjo duhej të bëhej para Presidentit ka shkaktuar reagime të forta politike. Përmes një reagimi publik, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi e konsideron këtë një veprim partiak.

“Betimi tek noteri i kandidates së vetëshpallur si anëtare e Gjykatës Kushtetutese e kthen Shqipërinë në kohët më të errëta të diktaturës komuniste, kur gjithçka dhe kushdo varej nga vullneti i partisë, jo shteti i së drejtës.

Me aktin partiak noterial kandidatja e përdorur nga Edi Rama provon se nuk mund të jetë as ligjërisht dhe as moralisht garante e Kushtetutës”, shprehet Bardhi.

Pak më parë, reagoi edhe Presidenca në lidhje me betimin e Arta Vorpsit duke theksuar se ata nuk mund të ndaloni askënd që të betohej tek noterja apo edhe tek parukierja.

Reagimi i plotë i Bardhit

“Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore.”

Betimi tek noteri i kandidates së vetëshpallur si anëtare e Gjykatës Kushtetutese e kthen Shqipërinë në kohët më të errëta të diktaturës komuniste, kur gjithçka dhe kushdo varej nga vullneti i partisë, jo shteti i së drejtës.

Me aktin partiak noterial kandidatja e përdorur nga Edi Rama provon se nuk mund të jetë as ligjërisht dhe as moralisht garante e Kushtetutës.

Neni 129 i Kushtetutës është i qartë: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.”

Tek noteri mund të bësh edhe “njësimin me origjinalit” të Ardian Dvoranit me Edi Ramën, por kjo nuk të mundëson ligjërisht ushtrimin e detyrës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Të jem i sinqertë, Arta Vorpsin e njoh dhe, në vlerësimin tim profesional, nuk ka njohje kaq të ulët mbi Kushtetutën. Prandaj, kushdo që e ka detyruar të bëjë këtë veprim, thjesht e ka dëmtuar përpara opinionit publik, duke i vënë etiketën e Arta Markut, si ushtare e këtij pushteti, kundër shtetit të së drejtës.

Me këtë skenar për shkeljen skandaloze të Kushtetutës, në vend që të përmbushë kushtet gjermane për standardet europiane të drejtësisë së pavarur, Edi Rama po zbaton parimin nazist “Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!