Çfarë është imuniteti sterilizues dhe si mund ta “zhdukë” koronavirusin?

schedule14:28 - 16 Nëntor, 2021

schedule 14:28 - 16 Nëntor, 2021

Shkencëtarët britanikë kanë botuar në revistën Nature, një studim në të cilin tregohet qartë se disa persona kanë qenë në gjendje të eliminojnë koronavirusin në fazat e hershme pa zhvilluar antitrupa. Ky studim përfshiu personelin shëndetësor, të cilët ishin më të rrezikuar nga Covid-19.

Diçka e ngjashme është konstatuar edhe në provat klinike të vaksinave, ku organizmi ynë ka zhvilluar antitrupa 5 ditë pas dozës së parë. Stafi mjekësor i studiuar kishte nivele më të larta të qelizave T reaktive ndaj SARS-CoV-2 sesa homologët e tyre para pandemisë.

Kjo do të thotë se qeliza T ekzistonin, por u shtuan edhe më shumë  gjatë trajtimit  kundër Covid. Studiuesit theksuan se proteinat që kanë më shumë gjasa të synojnë këto qeliza T janë polimeraza. Ekziston mundësia që qelizat T të  kenë ekzistuar në infeksionet e shkaktuara edhe nga koronaviruse të tjerë.

Meqenëse proliferativi qëndron mirë në koronaviruse të ndryshme, kjo rezulton në një përgjigje më  të fortë imune dhe zhvillimin e një memorie imune që mbulon një gamë më të gjerë të koronaviruseve.

Ky zbulim tregon që përhapja e koronavirusit është gjithashtu e rëndësishme për zhvillimin e vaksinave.

/abcnews.al