Çfarë është hëna blu dhe sa shpesh ndodh ky fenomen

schedule23:38 - 18 Dhjetor, 2022

schedule 23:38 - 18 Dhjetor, 2022

Nëse po vdisni nga kureshtja për të ditur se çfarë është Hëna blu po jua tregojmë. Hëna Blu është fenomeni astrologjik që ndodh kur kemi hënë të plotë dy herë në të njëjtin muaj. Hëna e plotë që ndodh dy herë në të njëjtin muaj quhet hëna blu. Në janar të vitit të ardhshëm presim të shohim fenomenin, gjithashtu do kemi një eklips të plotë hënor dhe super hënën që ndodh në të njëjtën kohë. Fenomeni i hënës blu ndodh mesatarisht çdo 2.5 vjet, ndërkohë që fenomeni i fundit u pa më 31 korrik të vitit 2015. Do ketë dy hëna blu në vitin 2018, një në janar dhe një më 31 mars.

Kjo ndodh për shkak të ciklit Metoni, një periudhë prej 19 vjetësh ose 235 muajsh hënor, pas së cilës hëna e re dhe e plotë riformohen me të njëjtat data të vitit që krijojnë fenomenin. Në vitin 2018 do të kemi dy hëna blu sepse ka 13 hëna të plota plus një në shkurt pa hënë të plotë. Cikli i hënës fillon përsëri çdo 29,5 ditë.

Hëna e ardhshme blu do ndodhë më 18 maj të vitit 2019. Një sezon astronomik normal ka tre hëna të plota dhe kur një nga stinët ka katër hënë të plotë, hëna e tretë është hëna blu. Hëna blu nuk duket blu, por duket në ngjyrë të kaltër.

Kjo ndodh kur atmosfera është e mbushur me grimca pluhuri ose tymi ose me një madhësi të caktuar prej 0,7 mikronësh që do të thotë se grimcat shpërndajnë dritën duke e bërë hënën të duket ngjyrë blu. Kjo ndodh shpesh pas një stuhie, zjarri pyjor ose një shpërthimi vullkanik. Një hënë e kuqe është shumë më e zakonshme se një hënë blu.