Little Mix është padyshim një ndër grupet më të suksesshme të vajzave në historinë e muzikës. Grupi u krijua në vitin 2011 ku anëtaret Jesy Nelson, Jade Thirwall, Leigh-Anne Pinnock dhe Perrie Edwards morën pjesë në X Factor. Suksesi ishte i padiskutueshëm, duke u bërë një nga grupet më të preferuara të dekadës.
Pavarësisht suksesit të tyre, fansat filluan të dyshojnë se vajzat mund të ndahen. Jesy Nelson njoftoi pak javë më parë largimin përfundimtar nga banda, ku shprehej se këto nëntë vite që ka qenë pjesë e “Little Mix” kanë qenë të pabesueshme, por tashmë ka ardhur koha që të fokusohet më shumë tek vetja.
Përballë sfidave me famën dhe ndikimit në mirëqenien e saj, nuk u desh shumë kohë që 29-vjeçarja të ndahej zyrtarisht nga grupi. Pasi pretendoi se ajo po bënte një “pushim të zgjatur” muaj më parë, duket se një pushim i përhershëm ishte i nevojshëm. Presioni nga publiku dhe nga industria muzikore ka qenë thjesht shumë i madh për Nelson.
Ndërsa ajo zbuloi se po merrte pak kohë për veten për “arsye private mjekësore”, fansat janë të sigurtë se shëndeti i saj mendor ka marrë një goditje të madhe dhe se të qenit një qendër të vëmendjes nuk ishte aspak e favorshme për mirëqenien e saj të përgjithshme. Anëtaret e tjera janë zotuar të vazhdojnë rrugëtimin artistik, megjithatë ata e dinë që gjërat nuk do të jenë njëjtë pa Jesy-n. /abcnews.al